E kërkon e gjithë Evropa, por Lozano kalon te gjiganti i Serie A

Hirving Lozano është njëri ndër lojtarët më të kërkuar të këtij afati kalimtar.

Merkato

03/01/2019 10:09

Hirving Lozano pritet të largohet nga PSV, pas ofertave të majme që ka pranuar.

Anësori meksikan është duke u kërkuar me ngulm nga Napoli, që janë të gatshëm të paguajnë 35 milionë euro për shërbimet e tij, përcjell lajmi.net.

Lozano është në radarin e skuadrave si, Chelsea, Manchester United, Inter dh Milan, mirëpo napolitanët po i prijnë garës.

Meksikani ka shënuar 11 gola dhe shtatë asistime deri më tani te PSV-ja në të gjitha garat. /Lajmi.net/