E jashtëzakonshme: Ronaldo ka moshën biologjike të një futbollisti 23 vjeçar

Cristiano Ronaldo ka marrë vëmendjen e të gjithëve me golin që i shënoi Juventusit në ndeshjen që Real Madrid e fitoi 0-3.

Sport

05/04/2018 19:50

Portugezi shënoi dy gola në këtë fitore, për të afruar skuadrën e tij më afër gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Goli i dytë i lojtarit më të mirë në botë të shpallur nga FIFA, ishte art në vete, i cili provoi një shkëputje prej 2 metra e 34 centimetra nga toka, për të shënuar një nga golat më të bukur më gërshërë që ka parë historia.

Ky gol duket se nuk është krejt i rastësishëm nga portugezi, që ka një formë të jashtëzakonshëm fizike.

Të dhënat që kanë regjistruar stafi teknik i Real Madridit, zbulojnë se ka një ringjallje fizike të 33 vjeçarit.

Mund të ju duket e pabesueshme, por Ronaldo ka moshën biologjike të një futbollisti 23 vjeçar, shkruan ‘AS’, përcjell lajmi.net.

Ai raportohet të ketë një përmbajtje yndyre prej 7%. Normalisht lojtarët kanë 10 ose 11%.

Ai gjithashtu ka një maskë muskulore 50%, një shifër e jashtëzakonshme pasi futbollistët normalisht nuk e kalojnë shifrën 46%.

Përndryshe Ronaldo, është golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Ligën e Kampionëve me 14./Lajmi.net/