E jashtëzakonshme: Maturantët e Malishevës shpikin Wireless të ri (Foto/Video)

Sot në qytetin e Malishevës, është mbajtur një panair i organizuar nga Drejtoria për Kulturë dhe Arsim e Malishevës, i quajtur ”Matura 2017”.

Auto & Tek

05/05/2017 08:34

 

Nxënësit e Qëndres së Kompetencës, të drejtimit TIK, mbajtën një aktivitet ku fillimisht prezantuan një ide të tyre se si krijohet një Router-Wireless.

Prezantimi u bë në kabinetin e informatikës, nën monitorimin e profesorit të tyre Mifail Sertollit. Të pranishëm në këtë panair ishin edhe nxënësit nga shkolla tjetër e mesme, Gjimnazi ”Hamdi Berisha”.

Ky prezantim dhe kjo shpikje e re e tyre rezultoi të jetë i sukseshëm, raporton Gazeta NewBorn.

Këta nxënës kanë përdorur shtëpizat e vjetra të kompjuterëve si mjet pune. Mundësia e krijimit të të këtij ruteri Mikrotik Wireless Ap që transmeton sinjal është me frekuencë 2.4 Ghz.

Gazeta NewBorn, ka arritur t’i siguroi disa pamje ekskluzive të praktikimit të kësaj ideje.

YouTube player
YouTube player
YouTube player

m7 m9 m8 malish3-1 m6-1 m5 m4-1 malish3 m6 m4 malish2 malish