E gjitha çfarë duhet të dini rreth Samsung Galaxy X

Samsung është duke përgatitur një smartfon të ri për vitin 2017 i cili quhet Samsung Galaxy X.

Auto & Tek

04/10/2016 20:57

Thashetheme dhe lajme të ndryshme në lidhje me këtë smartfon kanë dalur në qarkullim ditëve të fundit dhe ne ju sjellim gjithçka që është bërë e ditur.

Dizajni:

Pamjet e paraqitura në lidhje me dukjen e këtij smartfoni janë reale dhe thuhet se është hartimi përfundimtar i Galaxy X. Ai përbëhet nga dy sipërfaqe që palosen duke u larguar nga format që kishin smartfonët e mëparshëm, transmeton lajmi.net

Smartfoni do të jetë i pajisur me dy kamera të teknologjisë së avancuar, ndërsa ekrani thuhet se do të jetë më i miri që Samsung ndonjëherë e ka aplikuar në ndonjë smartfonë.

Është e rëndësishme të thuhet se pamjet kishin dalur qysh në nëntor, por vetëm tani janë bërë publike.

Ndërsa është bërë e ditur se kjo paisje do të jetë ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i shohim./lajmi.net