E ëndërronte një gjë të tillë, por jo edhe atë që arriti t’a shihte |VIDEO|

Ky moment i mrekullueshëm është kapur në video nga Sandy Seliga e cila ishte për pushime në atë vend.

Fun

27/08/2015 10:51

Një balenë gjigande ofroi një shfaqje të mrekullueshme për vëzhguesit e balenave në Nova Scotia të Kanadasë. Kjo balenë u shkëput pothuaj krejtësisht nga uji përderisa bëri një kërcim jashtë, e kjo pamje i la pa frymë të gjithë ata që po e vështronin. Ky moment i mrekullueshëm është kapur në video nga Sandy Seliga e cila ishte për pushime në atë vend, dhe sipas një përshkrimi që ajo e ka vendosur tek video, ajo e kishe vëzhgimin e balenave në listën e gjërave që ëndërronte ti bënte, dhe si duket fati ishte në anën e saj, dhe ajo përjetoi këtë eksperiencë që me siguri se nuk do t’a harrojë gjatë gjithë jetës. /lajmi.net

YouTube player