A e dini se dielli i mëngjesit ju ndihmon të bini në peshë

Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Çikagos, rezulton se dielli i mëngjesit mund t’ju ndihmojë të bini në peshë.

Lifestyle

27/04/2016 10:41

Pjesëmarrësit në këtë studim, për shtatë ditë rresht i janë ekspozuar dritës së diellit dhe kanë mbajtur një orar të rregullt të ushqimit. Pas një jave ekspozim ndaj diellit, pjesëmarrësit e eksperimentit kishin rënë në peshë, pavarësisht diferencës në moshë, faktit sesa aktivë ishin apo sesa kalori morën përmes ushqimit të tyre.

Sipas studiuesve, kjo ka ndodhur për shkak se ekspozimi në diellin e mëngjesit sinkronizon orën tuaj të brendshme biologjike, që pason në një gjumë të rregullt e natyral që ndikon në metabolizëm e përfundimisht në rënien në peshë.

Së dyti, drita e mëngjesit, nga natyra, është më e fortë sesa ajo e pasdites apo mbrëmjes. 20- 30 minuta nën dritën e diellit të orës 08:00- 12:00, mjaftojnë që dielli të bëjë magjinë e tij.