E dashura e Icardit, Wanda: Shpresoj që marrëveshja të bëhet këtë javë

E dashura e Mauro Icardit, Wanda Nara ka folur përsëri rreth së ardhmes së sulmuesit argjentinas.

Sport

22/01/2019 22:03

Disa ditë më parë, ajo kishte konfirmuar se lojtari do ta vazhdojë kontratën e tij tek Inter, duke thënë se ai ka shumë raporte të mira me Marottan, dhe të dy palët e duan qëndrimin.

Sot, ajo ka përsëri ka komentuar vazhdimin e kontratës, duke thënë se shpreson që kjo gjë të përfundojë gjatë kësaj jave.

E dashura e cila njëkohësisht është agjentja e lojtarit beson se gjithçka do të përfundoj siç është më së miri.

“Nuk kemi caktuar akoma ndonjë takim” ka thënë Wanda, transmeton lajmi.net. “Çdo gjë është në rregull” tha ajo.

Kur u pyet nëse do të ketë ndonjë takim gjatë kësaj jave, Wanda tha: “Shpresoj se po”.

Icardi është lojtari që bartë lojën e Inter. Ai ka dashurinë e madhe nga publike, si kapiteni i skuadrës. /Lajmi.net/