E befasoi ftesa e Interit

Javier Zanetti e pranon se ftesa për t’iu bashkuar Interit e kishte befasuar atë. Futbollisti argjentinas thotë se Nerazzurri e bënë të ndihet si në shtëpi dhe është krenar që iu bashkua gjigantit italian.

Sport

15/05/2014 22:01

Javier Zanetti e ka kujtuar periudhën kur iu bashkua Interit, duke e pranuar se ishte befasuar kur e kishte marrë ftesën për t’u bërë Nerazzurri.

“Ardhja në Inter ishte një befasu për mua. Pas Banfield, mendoja se do të arrinte thirrja nga një klub i madh i Argjentinës, por ka arritur ftesa nga ana e një klubi të madh”, deklaroi fillimisht kapiteni i Interit për emisionin Inter Legends në Inter Channel.

“Ishte një sfidë e rëndësishmë si 19-20 vjeç. Isha i mbushur me paqartësi dhe dyshime dhe nuk e dija nëse isha i gatshëm për hapin e madh, por isha i lumtur, sepse nuk janë gjëra që ndodhin shpesh”.

“Isha i panjohur, nuk e kisha asnjë paraqitje në Kombëtare, por që kur e kam zgjedhur Interin, më ka bërë të ndihem si në shtëpi”, përfundoi Zanetti.