Dybala jep lajmin e madh pas fitores ndaj Barcelonës

Paulo Dybala ka një lajm të madh për tifozët e Juventusit.

Merkato

12/04/2017 07:03

Paulo Dybala ishte futbollisti i ndeshjes mes Juventusit dhe Barcelonës.

Ai realizoi dy gola në fitoren 3:0 të “Bianconerëve” në duelin e parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Por, pas takimit ai dha një lajm të madh për tifozët e gjigantit torinez.

“Vazhdimi i kontratës është shumë afër”, deklaroi Dybala, përcjell “lajmi.net”.

Dybala kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane, por duket se e ardhmja e tij do të jetë në Juventus. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy