Dybala frikëson tifozët e Juventusit

Mediat italiane raportojnë se ekziston mundësia e largimit të tij nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

08/02/2018 07:15

Paulo Dybala mund të largohet nga Juventus, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sulmuesi argjentinas ende nuk e ka vazhduar kontratën me “Bianconerët” edhe pse tashmë një kohë të gjatë është në bisedime me klubin e madh nga Torino.

Mediat italiane raportojnë se ekziston mundësia e largimit të tij nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Dybala para ardhjes së Philippe Coutinhos ishte përmendur si objektiv i Barcelonës.

Por, ish ylli i Palermos kërkohej edhe nga Manchester United. /Lajmi.net/