Dy të rinj rrihen në publik pas takimit me njëri-tjetrin (Foto +18)

Një vajzë e re dhe një djalë janë rrahur publikisht pas takimit intim që ata patën me njëri-tjetrin. Kjo ngjarje ka ndodhur në provincën Aceh në Indonezi.

Lifestyle

01/08/2016 23:58

Dy të rinjtë, studentë në universitet, Wahyudi Saputra 23 vjeç dhe Nur Elita, 20 vjeçe u rrahën barbarisht për shkak të veprës penale “khalwat”, duke shkelur kështu ligjin e Sheriatit.

Sipas ligjit, burrat dhe gratë të cilët nuk janë bashkëshortë, nuk u lejohen që të afrohen shumë bashkë dhe dënimi është rrahje në publik.

Pas dënimit vajza është dërguar me ambulancë në spital.

Katër burra të tjerë janë rrahur publikisht për gjëra ta turpshme dhe lojërat e fatit, të ndaluara këto sipas ligjit islam.

Të gjithë viktimat janë ndëshkuar në oborrin e xhamisë Baiturrahim në Banda Aceh.

“Merrni këto dënime si një mësim. Çfarë është bërë nga këta të dënuar nuk duhet të merret si një shembull.  Dhe unë shpresoj që dënimi i tyre do të do të jetë i fundit”,- tha zëvendës Kryetari i Bashkisë, Zainal Arifin.

Aceh është i vetmi rajon në Indonezisë që zbaton këtë sistem të ligjit të Sheriatit dhe e ka bërë këtë që prej vitit 2003, kur i është dhënë autonomi e veçantë.

Ligji i Sheriatit është zbatuar në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në territoret e ISIS./Tv Klan/