Dy penallti për Romën? De Rossi i befason të gjithë!

Daniele De Rossi ka analizuar dy episodet më të përfoluara për penallti në ndeshjen Roma - Liverpool.

Sport

03/05/2018 07:28

Kapiteni i Romës, Daniele De Rossi ka analizuar dy episodet ku skuadra e tij kishte thirrje të refuzuara për penallti në ndeshjen e kthimit ndaj Liverpoolit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Penalltia e parë, ajo e lojës me dorë, e kam parë mirë nga fusha”, deklaroi De Rossi për “Premium Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Por, e kam pyetur Dzekon i cili më ka thënë se ndoshta nuk e ka prekur me dorë. Kjo tregon se ishte e vështirë për t’u parë. E dyta më dukej në pozitë jashtë loje por më pas e kam parë se nuk ishte. Gjyqtari nuk e kishte të lehtë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/