Durrës, arrestohen 15 persona  për marrje me prostitucion

Prokuroria e Durrësit urdhëroi ndalimin e 11 persona, 9 femra dhe 2 meshkuj, të dyshuar si të përfshirë në një rrjet prostitucioni që zhvillohej në zonën e plazhit.

Lajme

13/04/2016 15:42

Gjatë operacionit policor janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë, klientë, duke e çuar numrin e të ndaluarve në 15 persona.

Nga hetimet e kryera në këtë procedim penal ka rezultuar në lagjen nr.13, Plazh Durrës, në vendin e quajtur ish-tregu i makinave ndodhet një hotel, i cili administrohet nga shtetasja S. S.

Në ambientet e këtij hoteli vijnë për të ushtruar prostitucion shtetaset (R. C., D. Gj, M K, S. R, E.G. S.H, E.I. dhe D. D), ta cilat, pasi sigurojnë klientët në ambiente të ndryshme dhe bien dakort për pagesën, që varion nga 1000-4000 lekë të reja, i drejtojnë klientët për nga hoteli, me qëllim kryerjen e marrëdhenieve seksuale, njofton tvklan.

Këto vajza kanë rënë dakort me shtetasen S.S, si edhe me persona të tjerë (V. K., E. Xh.) që do t’i japin atyre gjysmën e pagesës që kanë rënë dakord me klientin, me qëllim përdorimin e dhomave të këtij hoteli.

Në momentin që vajzat hipin në dhoma për të kryer marrëdhënie seksuale, shtetasja S. S. qëndron jashtë, e ulur në një tavolinë, me qëllim që të kontrollojë lëvizjet e vajzave dhe personave që hipin në dhomat e hotelit.

Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Durrësit urdhëroi ndalimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë rrjet, urdhëra të zbatuar gjatë mesditës së sotme nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Mbi të ndaluarit rëndojnë veprat penale të “mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “prostitucion”. /lajmi.net