Dubai Roadster me 400 kuaj-fuqi

Rashid Al Shaali, dizajner nga 'Emirati' i cili është përgjegjës për të gjithë Dubai Roadster të rinj, një veturë që do të bëhet figura kryesore e Emirateve në gara, tashmë është e gatshme.

Auto & Tek

11/07/2014 20:20

Rashid Al Shaali thotë se për veturën kishte shumë kërkesa nga shumë njerëz në gjithë botën të cilët ishin të interesuar ta blinin menjëherë.

Me një çmim të pritur prej $100,000 dhe me një shfaqje zyrtare në shfaqjen e veturave 2015 Dubai Motor Show, Al Shaali i ka qenë i detyruar që tu thotë blerësve potencial që “të presin” derisa ndërtimi i veturës të përfundojë.

Përveç çmimit, ajo që është interesante në këtë veturë është se nuk do të ketë dyer apo çati. E tëra që kjo veturë do të ofrojë është një motor i madh V8 që prodhon rreth 400 kuaj-fuqi, të kombinuar me një balancues të lartë të peshës dhe nxitim mjaftueshëm të shpejtë.