Drogba dhe Luiz janë havera

Të mërkurën mbrëma ishte shumë e vështirë të vërehet se Didier Drogba është futbollist i Galatasarayt në vend të Chelseas. Sulmuesi që ia solli gjigantit londinez trofeun e Ligës së Kampionëve, luajti kundër tyre të mërkurën. Mirëpo, ai tregoi se ka ende raport të shkëlqyeshëm me ish bashkëlojtarët e tij. Derisa kishte mbërritur në stadiumin…

Sport

27/02/2014 18:44

Të mërkurën mbrëma ishte shumë e vështirë të vërehet se Didier Drogba është futbollist i Galatasarayt në vend të Chelseas.

Sulmuesi që ia solli gjigantit londinez trofeun e Ligës së Kampionëve, luajti kundër tyre të mërkurën. Mirëpo, ai tregoi se ka ende raport të shkëlqyeshëm me ish bashkëlojtarët e tij.

Derisa kishte mbërritur në stadiumin Turk Telekom Arena, Drogba u përshëndet në mënyrë speciale me mbrojtësin e Chelseas, David Luiz duke treguar se janë ende havera.

Çifti duket se kanë një mënyrë të veqantë të përshëndetjes nga koha kur ishin së bashku në Londër, dhe e praktikuan atë edhe pas takimit në Stamboll. Chelsea barazoi me Galatasarayn 1:1.