Drita nuk shpëton pa dënim pas incidentit të Intelektualëve

FFK do ta dënojë Dritën.

Sport

15/08/2018 19:29

FFK është duke analizuar të gjitha rrethanat rreth incidenti i shkaktuar nga “Intelektualët” e Dritës në ndeshjen e Superkupës, të cilët kanë hedhur mjete të shumta piroteknike në fushë, por edhe në tribunën e tyre.

Shtëpia e futbollit kosovar kishte paralajmëruar se nuk do ta lejojë futjen e mjeteve piroteknike në fushë, duke kujtuar se në stadium ka edhe kamera të sigurisë dhe mund të identifikohen shkelësit e rregullit.

Andaj, duke qenë se gjithçka ndodhi edhe para zyrtarëve të UEFA-së, FFK-ja ka paralajmëruar dënime të ashpëra për Dritën shkaku i sjelljeve të tifozëve të saj.