Drita mposht Flamurtarin, Prishtina nga 2:0 barazon 2:2 me Vëllaznimin

Drita triumfoi ndaj Flamurtarit por Prishtina u ndal nga Vëllaznimi.

Sport

31/03/2018 15:58

Drita ka shtuar avantazhin ndaj Prishtinës në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra nga Gjilani shënoi fitore të re duke mposhtur Flamurtarin me rezultat 3:1.

Bujar Shabani, Haxhi Neziraj dhe Xhevdet Shabani shënuan golat për Dritën. Kurse, Shqipdon Ademi barazoi përkohësisht rezultatin për Flamurtarin, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, në ndeshjen tjetër, Prishtina ishte në epërsi 2:0 deri në minutat shtesë pas golave nga Mankenda dhe Eregyn Ahmeti.

Por, Vëllaznimi barazoi në minutat e fundit me penalltinë e Besnik Krasniqit dhe golit të Lekë Vulës.

Drita tani ka tri pikë më tepër se Prishtina në krye të tabelës në Superligën e Kosovës në futboll. /Lajmi.net/