Draxler adhuron parfumet, ja çka bën para çdo ndeshje

"E hedh 2-3 herë para se të futem në ndeshje. Diçka të tillë e bëj sepse më jep shumë kënaqësi".

Sport

06/06/2018 19:02

Julian Draxler është i fiksuar pas parfumeve.

Ai tha se hedh gjithmonë parfum në trup para ndeshjes, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ndonjëherë shokët e mi më pyesin nëse nuk jam mirë nga trutë e kokës. Çdo lojtar ka një ritual të tijin para një ndeshje, dhe unë mbaj një shishe parfum gjithmonë me vete”, tregon Draxler.

“E hedh 2-3 herë para se të futem në ndeshje. Diçka të tillë e bëj sepse më jep shumë kënaqësi”, shton ai. /Lajmi.net/