Dortmundi ia tregon Liverpoolit çmimin e Aubameyangit

Borussia Dortmund ka informuar Liverpoolin për çmimin që ia ka caktuar sulmuesit Pierre Emerick Aubameyang.

Sport

24/06/2017 22:52

Independent shkruan se skuadra gjermane ka informuar Liverpoolit, për çmimin e sulmuesit nga Gaboni.

‘Milionerët’ kanë informuar tashmë Liverpoolin se nuk e kanë ndër mend të heqin dorë nga sulmuesi i tyre nëse nuk paguajnë shumën e kërkuar prej 80 milionë euro.

Aubameyang është në qendër të vëmendjes këtë verë, ku shumë skuadra po kërkojnë shërbimet e tij, përfshirë edhe Manchester Cityn dhe PSG-në./Lajmi.net/