Dortmundi: Hummels kushton 45 milionë

Sipas raporteve të bëra nga mediat gjermane, mësojmë se skuadra e Borussia Dortmundit është duke kërkuar plotë 45 milionë euro për shërbimet e Hummelsit.

Sport

24/03/2015 19:31

Sipas raportit të bërë nga Bild, mësojmë se skuadra gjermane nuk dëshiron të dëgjojë për asnjë ofertë më të vogël se 45 milionë për mbrojtësin gjerman.

Në mediat angleze është raportuar se United ka ofruar 36 milionë funte për shërbimet e tij, ndërsa Bild thotë se ata kanë ofruar plotë 41 milionë euro.

Sidoqoftë, asnjë ofertë nuk do të pranohet nga Dortmundi, i cili nuk dëshiron të dëgjojë diçka më të vogël se 45 milionë euro.