Dortmundi e pranon zyrtarisht: Hummels e do skuadrën e…

Nga Gjermania vjen një komunikatë zyrtare "goditëse" për klubin e Barcelonës, që shpresonte që në verë do ta transferojë mbrojtësin Mats Hummels.

Sport

28/04/2016 17:48

Borussia Dortmund me anë të një komunikate për shtyp ka bërë të ditur se Hummels ka shprehur dëshirën për të kaluar te Bayern Munich.

“Mbrojtësi Mats Hummels dëshiron që të largohet gjatë verës në drejtim të rivalëve të Bayern Munich”, thuhet në njoftimin e skuadrës gjermane.

Në vazhdim thuhet se Dortmundi është i hapur për negociata me Bayernin, teksa bavarezët ende nuk kanë bërë asnjë ofertë.

Hummels është pjesë e Dortmundit që nga viti 2008, ku u transferua nga Bayerni.