Dorëzohet Mourinho, ja çfarë thotë për ndeshjen ndaj Juventusit

Jose Mourinho ka folur para ndeshjes me Juventusin.

Sport

23/10/2018 13:42

Manchester United do të përballet me Juventusin në Ligën e Kampionëve, andaj Jose Mourinho ka dhënë pikëpamjet e tij.

“Ata janë një skuadër e fuqishme, pasi kanë qenë disa herë në finale në vitet e fundit”, ka thënë fillimisht portugezi, përcjell “lajmi.net”.

“Ata kanë fituar disa Scudetto radhazi dhe kanë lojtar fantastik si, Cristiano Ronaldo”.

“Juventusi është më i mirë se ne, ata janë favorit për ta fituar ndeshjen, por që do të shohim se çfarë do të ndodh në lojë”, ka shtuar më tej Mourinho.

Kujtojmë se Manchester United dhe Juventusi do të përballen sonte nga ora 21:00 në ‘Old Trafford’. /Lajmi.net/