Doktorët menduan se kjo 22-vjeçare ishte shtatzënë, ajo vdiq nga kanceri tri javë më vonë

Një 22 vjeçare nga Anglia ka vdekur nga një formë agresive kanceri pasi doktorët menduan se ajo ishte shtatzënë.

Fun

14/03/2016 10:53

Demi Wright nga Colchester vdiq “paqësisht” më 23 shkurt pas një beteje të shkurtër me sëmundjen, transmeton lajmi.net.

Babai i vajzës, Chris Wright, i tha Daily-Gazette se fëmija i tij më i vogël ishte e lumtur dhe gazmore.

“Nuk kishte asgjë negative rreth saj,” tha ai për gazetën. “Kishte një buzëqeshje të mrekullueshme ngjitëse e cila e tregonte mirë personalitetin e saj.”

Artistja e makiazhit kishte tumor të parrezikshëm në mëlçi si fëmijë dhe kontrollohej vazhdimisht gjatë viteve të adoleshencës.

Nëntorin e kaluar, Demi Wright filloi të kishte dhimbje në shpinë. Kur shkoi te doktori, ata gjetën hormonin HCG, i cili shfaqet tek femrat shtatzëna.

Edhe pse një rritje e këtij hormoni ndodh tek femrat shtatzëna, nivelet e tij mund të tregojnë edhe kancere të ndryshme në trup, si në mëlçi apo vezore.

“Ishte e çuditshme sepse ajo ishte duke përdour pilula contraceptive dhe nuk kishte asnjë shenjë tjetër që mund të ishtë shtatzënë,” thotë babai i saj. “Shkova me të në ultrazë dhe po kërkonin të shihnin çfare po ndodhte.”

Pasi nuk gjetën bebe, stafi mjekësor performoi një operim gjatë të cilit zbuluan se Demi kishte tumor në mëlçi dhe i ishte shpërndarë në të gjithë trupin.

Chris Wright thotë se fëmija i tij kurrë nuk qau, as kur e kuptoi që kanceri ishte në fazën e fundit. Ajo vdiq pas 3 javësh. La pas nënën, babain, vëllain, motrën dhe shumë miq dhe familjarë të tjerë. I dashuri i saj, Mitch Gregory, tha për Daily-Gazette se familja e saj po ndihet “e grabitur”.

“Duhet të tregohet guximi që kishte. Ajo është inspirimi ynë tani,” thotë ai. Familja tani po mbledh para që t’i përkrahë studiuesit për kancer në Angli, dhe po e shpërndajnë historinë e tyre për të ndërgjegjësuar edhe të tjerët për këtë lloj kanceri./lajmi.net

grid-cell-28166-1457903711-4

grid-cell-25132-1457904747-9

grid-cell-28166-1457903712-9