Do mbyllet Google+, arsyeja shfrytëzimi i të dhënave të përdoruesve

Google do të përfundojë versionin Google + në prill, katër muaj më herët se sa pritej, pasi u gjet një problem tjetër i sigurisë që ndikoi në më shumë se 50 milionë përdorues.

Auto & Tek

11/12/2018 19:58

Në një blog post të hënën, Google tha se një përditësim softueri të muajit nëntor bëri që Google+ t’i bënte të dhënat personale të përdoruesve të disponueshme për developerët, ani pse ata kishin vendosur të mbanin ato private, transmeton lajmi.net.

Ky problem u adresua pas gjashtë ditësh, dhe fjalëkalimet e përdoruesve dhe të dhënat financiare nuk u prekën, sipas kompanisë.

“Asnjë palë e tretë nuk i ka komprometuar sistemet tona dhe nuk kemi dëshmi se developerët, të cilët pa dashje e kishin këtë qasje për gjashtë ditë, ishin në dijeni të saj ose e keqpërdorën në ndonjë mënyrë”, shkroi Google.

Kompania tha se po punonte për të njoftuar 52.5 milion njerëz të cilëve profili i të dhënave u ishte ekspozuar.

Megjithatë, incidenti shënon një tjetër siklet të madh për Google, i cili dikur kishte shpresa të mëdha për Google+.

Platforma u konceptua në vitin 2010 si një formë për gjigantin e kërkimit për të konkurruar me Facebook. Por produkti u pengua nga lidershipi i dobët, sipas ish-punonjësve, dhe nuk arriti të fitonte vëmendjen e përdoruesve të internetit. /Lajmi.net/