Djali ndahet prej saj, ish e dashura e shokon me veprimin e saj kur ai kthehet në shtëpi

Ndarjet ndonjëherë janë të vështira për t’u kaluar dhe si pasojë mund të sjellin edhe veprime që lëndojnë tjerët.

Fun

15/10/2017 23:15

Disa njerëz zgjedhin të heshtin e disa vendosin të shkatërrojnë çdo shenjë nga lidhja e tyre.

Kjo grua qartazi zgjodhi t’i jepte ish-të dashurit të saj atë që meritonte, pasi i hodhi makinën tip “Mercedes” në fund të pishinës pas ndarjes së tyre.

Kistina Kuchma, 24 vjeçe, u zemërua dhe nuk e përpiu dot lajmin kur Guy Gentile i tha se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund.

Gentile, 41 vjeç, pasi u kthye në shtëpi gjeti Mercedezin e tij S400, i cili kushton pak më shumë se 100,000 dollarë, të parkuar brenda pishinës.

Ai lajmëroi policin, të cilës iu deshën më shumë se 4 orë për ta nxjerrë makinën nga pishina.

Por, kjo nuk ka qenë “zënka” e tyre e vetme pasi më përpara Kristina i kishte hedhur atij një filxhan çaji të ngrohtë në fytyrë teksa janë zënë në një restorant të njohur.

Epo, djema bëni mirë t’ua plotësoni kërkesat vajzave. /Lajmi.net/