Distria Krasniqi fiton me Ippon dhe kalon në gjysmëfinale

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Abu Dhabi.

Sport

27/10/2018 12:32

Vazhdon suksesi i vajzave të Kosovës në Grand Slamin e xhudos që po organizohet në Abu Dhabi.

Pas fitoreve të Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovës, është Distria Krasniqi që ka siguruar kalimin në gjysmëfinale.

Krasniqi ka arritur që në çerekfinale të mposht xhudisten nga Kina, Yanan Li me ippon në kategorinë deri në 58 kilogramë./Lajmi.net/