Distria Krasniqi e rrëmben të ARTËN në Kinë, i mjaftuan 16 sekonda për ta fituar luftën finale

Distria Krasniqi ka rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në turneun Masters në Goungzhou të Kinës, ku pjesëmarrës janë vetëm 16 garuesit më të mirët e secilës kategori.

Sport

15/12/2018 10:22

Lajme të mira për Kosovën vijnë nga Kina.

Është Distria Krasniqi që e ka përmbyllur me sukses pjesëmarrjen në një nga turnetë më të rëndësishëm të xhudos në botë.

Xudistja kosovare ka arritur të fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në Masters në Goungzhou të Kinës, ku marrin pjesë vetëm 16 garuesit më të mirë të secilës kategori.

Distria pati paraqitje fantastike nga lufta e parë e deri në finale, duke i mposhtur të gjitha me ippon, shkruan lajmi.net.

Koreania Yang, rusja Dolgova dhe garuesja nga Sllovenia, Stangar, ishin rivalët e Distrisë në rrugën drejt finales.

Në finale, Krasniqi mposhti Ami Kondon nga Japonia, një garuese mjaft kompetitive, por që përballë xhudistes sonë u dorëzua për 16 sekonda.

Kujtojmë se Kosova ka mundësi të fitojë edhe një medalje të artë, me Nora Gjakovën që është në finale të kategorisë deri në 57 kilogramë./Lajmi.net/