Distria Krasniqi e humb luftën për medaljen e artë, e fiton të argjendtën

Distria Krasniqi nuk ka arritur të fitojë medaljen e artë në turneun ‘Tunis Grand Prix’ që po mbahet në Tunizi.

Sport

19/01/2018 17:17

Xhudisjta kosovare është mposhtur në finale nga braziliania Jessica Pereira, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Me humbjen në finale, Distria renditet si e dyta në kategorinë e saj, duke e fituar medaljen e argjendtë.

Kujtojmë se për të arritur në finale, Distria mposhti sllovenen Anja Stangarin./Lajmi.net/