Disa ushqime të cilat e luftojnë dhjamin

Një lajm shumë i mirë më në fund arriti! Ju mund të djegni yndyrën duke ngrënë ushqime të shijshme.

Lifestyle

27/01/2016 23:01

Nëse arrini ta bëni kumbinimin e duhur të këtyre ushqimeve mund t’i eliminoni deri në 300 kalori në ditë.
Ushqimet e papërpunuara janë shpëtimi juaj. Metabolizmi duhet të punojë shumë më shumë në mënyrë që të bëhet përpunimi i tyre, kështu, ju jeni duke ngrënë më shumë kalori dhe në të njëjtën kohë jeni duke deponuar më pak yndyrë. Më poshtë mund t’i gjeni disa nga ushqimet të cilat e dyfishojnë ose trefishojnë fuqinë përpunuese të metabolizmit.

Salmoni: studimet tregojnë se omega-3 e cila gjendet në salmon dhe llojet tjera të peshkut ndihmojnë në ndërtimin e muskujve dhe në princip sa më shumë muskuj që keni, aq më shumë djegni kalori. Omega-3 poashtu ndihmon në reduktimin e yndyrës duke e ulur nivelin e kortizolit.

Jogurti: ushqimet e pasura me kalcium janë supërfuqi për shkrirje të yndyrës. Konsumoni pak nga ky mineral dhe trupi juaj do të paketojë më pak yndyrë. Ky informacion rrjedh nga një analizë e shumë studimeve. Për më tepër, përmbajtja e tij probiotike ndihmon në kontrollimin e yndyrës rreth barkut.

Avokado: për një metabolizem të shpejtë, duhet të keni nën kontroll nivelin e inflamacionit dhe ti mbani enët e gjakut të pastra dhe elastike. Avokado është unike sa i përket furnizimit me acide yndyrore esenciale dhe antioksidant të cilët ndihmojnë në ruajtjen e këtij balanci ndaj inflamacionit. Një avokado përmban rreth 14 gram fibër e cila ndihmon në djegien e kalorive.

Bathë: të pasura me niseshte dhe fibra, bathët shtyejnë sistemin tonë për të përdorur më shumë energji (duke djegur kalori) në mënyrë që të bëhet përpunimi i tyre në lukth.

Studimet nga Universiteti i Kolorados sugjerojnë që, nëse vendosni të konsumoni ushqime të cilat janë të pasura më niseshte të papërpunuar, do t’i rrisni kapacitetet tuaja për djegien e kalorive deri në 24% më shumë përgjatë ditës.

Speci i djegës: ndjenja e cila na shfaqet pas ngrënies së produkteve të djegësa nuk është vetëm ndjesi, por pasojë e reagimeve të trupit. Nëse kjo gjë ju ndodh, atëherë gjasat janë shumë të mëdha që trupi juaj është duke i djegur mes 50 – 100 kalori më shumë nga vet produkti.