Disa arsye pse nuk duhet të bëni shumë selfie

A ju kujtohet koha kur fjala "Selfie" nuk ekzistonte? Kjo nuk është shumë më parë, por tani nuk mund të gjeni një llogari në rrjete sociale pa pasur fotografi të tilla.

Fun

06/09/2016 00:51

Është interesante se si ky trend ka përfshirë gjithë botën, por ka disa arsye interesante pse ju nuk duhet të bëni shumë selfie.

Askush nuk është i interesuar:

Tingllon pak e vrazhdë, por megjithatë qëndron. Mund të keni me të vërtetë një fytyrë të bukur, por secili do të ndjehet i lodhur duke e parë atë nga të gjitha këndet e mundshme.

Mund të humbni ndjekësit:

Duke postuar shumë selfie ju mund t’i bëni ndjekësit të ndjehen të irrituar dhe kjo ndikon që ata të pakësohen.

Efektet janë fallco:

Sot, në çdo fotografi ndikohet me efekte dhe kjo është fallco. Njerëzit janë duke u zhgenjyer kur krahasojnë pamjen mes fotografisë dhe asaj reale, shkruan lajmi.net

Disa nga mimikat mund të duken qesharake dhe të përdoren si të tilla:

Mimikat në selfie nuk mungojnë, por ekziston mundësia që ato të dalin qesharake dhe të përdoren si të tilla. Mundësia që ajo fotografi të shpërndahet kudo është shumë e madhe.

Hargjoni shumë kohë:

Të gjithë ju që bëni selfie e keni përjetuar momentin kur shkrepni 20 të tilla dhe asnjë nga ato nuk ju pëlqen? Kjo kushton me kohë, gjatë të cilës ju do të kishit bërë diçka interesante, si për shembull leximi.

Sigurisht keni problem kur bëni selfie në publik:

Kur selfie shëndrrohet në zakon, atëherë çdo kund do të shkrepni një të tillë dhe jo rrallë herë ndodheni në situatë të sikletshme.

Mund ta vëni vetën në rrezik:

Sot në botë raportohen shumë aksidente që vinë si pasojë e selfieve. Duke filluar nga ato në komunikacion e deri tek ato në vende të rrezikshme./lajmi.net