‘Tring’ ia vjedh ‘Digitalbit’ Ligën e Kampionëve

Një kthesë e madhe ka ndodhur në tregun medial sportiv në Shqipëri.

Sport

25/06/2015 00:02

Digitalb, që në 3 vitet e fundit kishte të drejtën e transmetimit të Ligës së Kampionëve, e ka humbur tenderin nga Tring, duke e humbur dhe të drejtën që ta transmetojë kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit evropian.

Kështu, Tring duket se ka ofruar më shumë, duke fituar të drejtën që të transmetojë Ligën e Kampionëve.

Për këtë kanë reaguar të dy kompanitë.

“Kompeticioni më spektakolar i Kontinentit Europian, Arena e vërtetë e yjeve të futbollit, UEFA Champions League rikthehet në ekranin e emocioneve të mëdha. Ekskluzivisht vetëm në Tring”, ishte postimi i shkurtër i Tring në Facebook.

Kurse Digitalb ka pasur reagim më të gjatë.

“Platforma DIGITALB njofton të gjithë abonentët e saj se në vijim të sezonit sportiv për eventet që do të shfaqen në paketën Supersport ka siguruar të drejtat e kampionateve dhe eventeve si më poshtë:

Serie A 2015-2018, La Liga 2015-2018, Bundesliga 2015-2017, Ligue 1 2015-2018, Eredivisie 2015-2018, UEFA Euro 2016, Kualifikueset e Kombëtares Shqiptare për Euro 2016 dhe FIFA World Cup 2018, Kualifikueset Ndërkombëtare për Euro 2016 dhe FIFA World Cup 2018, Serie B, DFB Pokal 2015-2018, Coupe de France 2015-2017, Coppa Italia, Kategoria Superiore, Kupa dhe Superkupa e Shqipërisë, Superliga e Kosovës, FA Cup, International Champions Cup 2015, Audi Cup 2015, Cologne Cup 2015, Emirates Cup 2015, TIM Trophy 2015, Italian Super Cup 2015, FIFA Club World Cup 2015, 2016, Olimpiada Rio 2016, HBO Boxing 2015-2018 (ndeshjet më të mira shqiptare dhe të të gjitha Federatave), FIBA Euro Basket Meshkuj 2015, FIBA Euro Basket Femra 2015, Tenis (Wimbledon) 2015, 2016, (ATP 1000) 2015, 2016, (ATP 500) 2015, 2016, FIVB Kampionati Botëror i Volejbollit për Meshkuj 2018, FIVB Kampionati Botëror i Volejbollit për Femra 2018, FIVB Beach Voleyball, CEV 2015 Kampionati Europian i Volejbollit për Meshkuj, CEV 2015 Kampionati Europian i Volejbollit për Femra, Atletikë IAAF Diamond League 2015, 2016, Golfing World 2015, 2016, Ndeshjet miqësore të përfaqësueseve të futbollit të Spanjës, Brazilit, Gjermanisë.

DIGITALB bën me dije se për kampionatet kryesore, ashtu si në çdo vend tjetër, e drejta e transmetimit sigurohet me tender çdo 3 vjet dhe asnjëherë të drejtat nuk mund të jenë të garantuara për çdo event. DIGITALB mbetet platforma televizive e të gjithë shqiptarëve dhe do të vazhdojë të ofrojë shumicën e eventeve më të rëndësishme. Mungesën e UEFA Champions League, për abonentët ekzistues dhe ata të rinj, DIGITALB do ta kompensojë me çmim më të lirë për paketën Supersport”, thuhet në postimin e Digitalb.

Mbetet të shihet efekti i këtij ndryshimi në sezonin e ardhshëm.