Diego Simeone, ‘makthi’ i Ernesto Valverdes

Barcelona dhe Atletico Madrid të dielën zhvillojnë derbin e javës në La Liga.

Sport

02/03/2018 19:51

Ditën e diel me fillim nga ora 16:15, Barcelona në ‘Camp Nou’ takohet me Atletico Madridin, për të zhvilluar derbin e javës së xhiros së 27-të.

Kjo ndeshje bëhet edhe më interesante kur shikohet renditja tabelare, e po ashtu edhe e kaluara mes dy trajnerëve.

Barcelona në këtë ndeshje hyn si lidere e La Ligas me 66 pikë, pesë më shumë se Atletico Madrid që renditet në vendin e dytë.

Por, në përballje direkte, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, qëndron shumë më mirë se ai i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Në tetë përballje, Simeone numëron tetë fitore ndaj Valverdes, me golaverazh 21-9./Lajmi.net/