Dibër: Makina del nga rruga, vdes 27-vjeçari, lëndohen dy të tjerë

Një 27-vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë lënduar, si pasojë e një aksidenti në fshatin Lurë, në Dibër.

Lajme

03/04/2016 09:41

Nga policia bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Fatjon Kaci 27 vjeç, i cili udhëtonte bashkë me dy persona të tjerë, në mjetin tip “Land Rover” me targë KR6461A.

Sipas policisë, makina ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Lurë, por nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.

Mësohet se makina drejtohej nga shtetasi, Ndriçim Cuku 30 vjeç, nga fshati Lurë e Vjetër.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit që i mori jetën 27-vjeçarit Fatjon Kaci.