Di Marzio zbulon çmimin e transferimit të Neymar në PSG (FOTO)

Neymar afër transferimit rekord në Paris Saint-Germain.

Sport

29/07/2017 08:24

Neymar është gjithnjë e më afër transferimit në Paris Saint-Germain.

Gazetari i mirënjohur italian Gianluca di Marzio ka bërë të ditur se klubi francez është i gatshëm të paguajë dëmshpërblimin me vlerë prej 222 milionë euro për transferimin e Neymarit në Parc des Princes.

Neymar ende nuk ka vendosur nëse do të transferohet në Paris derisa kemi hyrë në ditët vendimtare, përcjell “lajmi.net”.

Klubi francez insiston në blerjen e tij dhe beson se është afër ta bind Neymarin të largohet nga Barcelona. /Lajmi.net/