Di Maria e do rikthimin te Rosario

Superylli i Manchester United, Angel Di Maria ka thënë se një ditë dëshiron të kthehet te skuadra e tij e parë,Rosario.

Sport

29/09/2014 22:54

Mediat spanjolle raportojnë se ëndrra e Angel Di Marias është që një ditë të rikthehet dhe të luajë për skuadrën e tij të parë, Rosarion.

“Padyshim që kurrë nuk do ta harrojë klubin tim të parë, Rosarion. Ai është mbi të gjitha”, raportohet të ketë thënë Di Maria për Marca.

“Unë më herët kam ëndërruar që të luaj në Europë, por, pasi tani e arrita qëllimin, padyshim që ëndrra ime është që të rikthehem të klubi im i parë”, përfundoi argjentinasi.