Destani merr dy stadiumet e Tetovës ku pritet të investojë 8 milionë euro – Lajmi.net
Destani merr dy stadiumet e Tetovës ku pritet të investojë 8 milionë euro
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 13:53, 19 July 2016
Sipas ofertës nga Ecolog dy stadiumet do të rinovohen brenda 24 muajve.

Me vendim të Këshillit të Komunës së Tetovës sot u miratua që dy stadiumet e Tetovës ti jepen Lazim Destanit – Ecologut.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafi Maqedoni edhe shefi i kabinetit të Teuta Arifit, Armend Fazliu. Kompania Ecolog do të investojë mbi 8 milionë euro në të dy stadiumet që priten të përmbushin standardet e UEFA-s.

Sipas ofertës nga Ecolog dy stadiumet do të rinovohen brenda 24 muajve. Siç mëson portali TetovaSot, Ecolog shumë shpejt do të del me planin detal se si do të duken dy stadiumet e Tetovës.

Ndryshe, sot vetëm këshilltarët e OBRM-PDUKM-së nuk morrën pjesë në këtë mbledhje që do të thotë se kanë qenë kundër marrjes së stadiumeve nga Ecologu.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO