Dështon përsëri Barcelona, barazon me Getafen

Barcelona nuk ka arritur të shënojë fitore për të dytën ndeshje më radhë në elitën e futbollit spanjoll.

Sport

11/02/2018 18:05

Skuadra lidere e La Ligas, ka barazuar pa gola (0-0) me Getafen në ‘Camp Nou’.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 23-të të La Ligas.

Ky ishte barazimi i pestë i Barcelonës këtë sezon, që me 59 pikë kryeson në La Liga, duke lënë pas Atletico Madridin me 52 pikë dhe Real Madridin me 42 pikë./Lajmi.net/