‘Dështaku’ nuk po largohet nga Liverpooli

Fabinho është deklaruar rreth të ardhmes së tij.

Sport

04/12/2018 13:23

Fabinho ka bërë të ditur se ai nuk po e mendon largimin nga Liverpool edhe pse në media ka shumë spekulime.

Mesfushori brazilian u transferua në verë te skuadra angleze nga Monaco për 40 milionë euro, por që nuk po arrin ta gjejë veten.

“Në media ka shumë spekulime, por unë asnjëherë nuk e kam thënë se dua të largohem nga Liverpool”, ka deklaruar Fabinho, përcjell “lajmi.net”.

“Unë isha i paralajmëruar që të jem më i durueshëm dhe ta pres momentin tim, por unë jam i lumtur këtu”, ka shtuar më tej braziliani. /Lajmi.net/