Derbi italian përfundon pa fitues (Video)

Derbi i Italisë ndërmjet Romës dhe Juventusit që u zhvillua në Olimpico ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.

Sport

02/03/2015 22:52

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me një Romë që kishte më shumë posedimin e topit, mirëpo Juventusi ishte i pathyeshëm në mbrojtje.

Në minutën e 64’ Carlos Tevez shënon një supergol nga gjuajtja e lirë për të kaluar Juventusin në epërsi, para se në minutën e 78’ Keita të shënojë për të barazuar rezultatin.

Ky barazim i ka konvenuar më shumë Juventusit, i cili është lider i tabelës me 58 pikë, nëntë më shumë se Roma që është në vendin e dytë.

https://vine.co/v/O0MWv1eeDF5
https://vine.co/v/O0MAllmI3A7