Derbi i Dortmundit, fiton edhe Bayern Munich

Borussia Dortmund fitoi derbin kundër Schalkes me rezultat 3-1, në kryendeshjen e xhiros së dhjetë në Bundesligë. Në duelin e skuadrave me rivalitet historik mes vete, mysafirët fituan me rezultat bindës në një duel jashtëzakonisht të nxhetë. Pierre-Emerick Aubameyang e kaloi Dortmundin në epërsi në minutën e 14-të. Kevin Prince Boateng pati mundësi ideale për…

Sport

26/10/2013 16:31

Borussia Dortmund fitoi derbin kundër Schalkes me rezultat 3-1, në kryendeshjen e xhiros së dhjetë në Bundesligë. Në duelin e skuadrave me rivalitet historik mes vete, mysafirët fituan me rezultat bindës në një duel jashtëzakonisht të nxhetë.

Pierre-Emerick Aubameyang e kaloi Dortmundin në epërsi në minutën e 14-të. Kevin Prince Boateng pati mundësi ideale për të barazuar rezultatin por humbi penalltinë pas gjysmë ore lojë. Schalke u ndëshkua sërish kur Nuri Sahin e dyfishoi avantazhin e Dortmundit në minutën e 51-të.

Max Meyer realizoi për vendasit në minutën e 63-të por Jakub Blaszczykowski e vulosi qështjen e fituesit, 15 minuta para fundit. Fitores së Dortmundit – edhe pse me mjaft mund – iu përgjigj Bayern Munich që fitoi ndaj Hertha Berlinit 3:2.

Mysafirët kaluan herët në epërsi nëpërmjet Adrian Ramosit pas vetëm katër minutash lojë. Por, vendasit u kundërpërgjigjën në minutën e 30-të kur Mario Mandzukic e barazoi rezultatin. I njëjti futbollist e kaloi Bayernin në epërsi në minutën e 21-të, kurse vetëm tre minuta më vonë Mario Gotze realizoi golin e tij të parë si futbollist i bavarezëve në Bundesligë.

Hertha realizoi sërish në minutën e 58-të nëpërmjet Anis Ben-Hatiras, por kjo ishte e tëra. Fitorja i takoi Bayernit që vazhdon të kryesojë në Bundesligë me 26 pikë, një më tepër se Dortmund.

Leverkusen – Augsburg 2:1

Bayern M – Hertha Berlin 3:2

Hannover – Hoffenheim 1:4

Mainz – Braunschweig 2:0

Schalke – Dortmund 1:3