Dënohet me 2 vjet burg, pasi ia shpëtoi jetën djalit të saj me vaj kanabisi

Pasi djali i saj Trey u godit në kokë me një shkop bejsbolli në moshën 12-vjeçare, ai pësoi një dëmtim traumatik të trurit që i shkaktoi dridhje të muskujve, dhimbje të forta koka dhe komplikime të tjera.

Fun

21/07/2015 11:07

“Ne zgjodhëm ta mjekojmë atë me vaj kanabisi, i cili ia shpëtoi jetën, pasi mjekët nuk mund ta bënin,” shpjegon Angela Brown nga Kolorado.

Kjo do të thotë se ajo nuk shkoi thjeshtë tek një tregtar lokal i drogës dhe të sillte vajin, por u përpjek për këtë në mënyrë alternative.

Mjekët kishin provuar të gjitha opsionet por asnjë opsion nuk i ndihmonte atij në këtë kusht, transmeton Lajmi.net.

“Unë qaja para se të shkoja në shtrat,” thotë Trey. “Dhimbja ishte intensive. Truri vetëm sa nuk më eksplodonte prej presionit të madh,” shton ai.

Ai shpesh i thoshte nënës së tij se nuk dëshiron të jetojë më. Përfundimisht, një mjek e këshilloi nënën e tij që të kërkojë vaj kanabisi në Boulder, Kolorado. Dhe për habinë e tyre, vaji në fakt e ndihmoi atë.

Dridhjet e muskujve u ndalën dhe kështu edhe dhimbjet e tjera. Ai filloi të shkojë në shkollë dhe mësuesi t e tij ishin kurioz për t’i ditur arsyet e shërimit të tij.

Posa mësuan për vajin e kanabisit, shkolla e Trey e paditi Angela-në tek autoritetet lokale. “E theva ligjin, por ia shpëtova jetën birit tim. Ne jemi njerëz punëtor dhe vetëm dëshironim t’ia shpëtonim jetën atij. Ka qenë një ferr i vërtetë që nga lëndimi i tij dhe stresi ynë vetëm po rritej,” thotë ajo.

Ajo më pas u arrestua dhe u akuzua me dy akuza të rënda, një për rrezikim të fëmijës dhe një për lejimin e një fëmije për të përdorur substancë ilegale, transmeton Lajmi.net.

Njerëzit e tjerë që përdorin substanca të dëmshme të tilla si alkooli dhe duhani lejohen, por kur një nënë përdorë vaj të një bime që rritet në natyrë si ilaç për ta shpëtuar birin e saj, ajo arrestohet. (Lajmi.net)