Dembele – Barcelona, lajm i madh nga Dortmundi

.

Sport

12/08/2017 19:23

Barcelona nesër do ta mësojë të ardhmen e Ousmane Dembele.

Është skuadra e Borussia Dortmundit që ka vendosur të mbajë sonte një takim për francezin e “rebeluar”, për të vendosur pastaj për të ardhmen e tij.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Dortmundit, Peter Bosz.

“Klubi do të takohet sonte për të vendosur, dhe nesër do të dalë me një vendim”, ka thënë trajneri i ardhur këtë verë te skuadra gjermane.

Kështu që Barcelona, nesër do të mësojë nëse Ousmane Dembele mund të bëhet futbollist i tyre./Lajmi.net/