Deles së humbur i rritet leshi aq shumë sa që mezi mund të sheh (Foto)

Një dele e humbur në një vend të Australisë iu nënshtrua një qethje të madhe pasi që leshi i saj ishte rritur aq shumë sa që ajo mezi mund të shihte më, duke rrezikuar kështu jetën e kafshës.

Fun

02/09/2015 10:34

Delja, leshi i së cilës thuhet të ketë peshuar deri në 20kg, u gjet e humbur rreth Canberra-së në Asutrali të mërkurën në mëngjes, duke bërë që fotografia e postuar në Facebook nga një person të dërgonte një apel urgjent për ta qethur atë.

Kur rasti u pa në Facebook pasi dikush e kishte parë delen dhe e kishte fotografuar, një ekip i quajtur RSCPA e morri përsipër qethjen e saj, transmeton Lajmi.net.

Delja më pas u morr nga ekipi dhe u qeth, ku RSCPA tha se leshi i hequr nga delja peshonte rreth 20kg.

Shikojeni si dukej ajo:

2BE4E61900000578-0-image-a-46_1441169264129