Del Piero: Juventus? Jo, ky ekip është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve

Alessandro Del Piero ka besim te fuqia e Real Madridit përkundër largimit të Cristiano Ronaldos.

Sport

12/09/2018 09:25

Alessandro Del Piero beson se Real Madrid mbetet favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve përkundër largimit të Cristiano Ronaldos.

Ish sulmuesi i Juventusit ka thënë se “Los Blancos” janë në radhën e parë të favoritëve për triumf në garën kryesore evropiane.

“Në radhën e parë është Real Madrid pasi ka fituar tri herë me radhë, edhe pse ka humbur Ronaldon”, u shpreh Del Piero për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Në të dytën janë Juventus, Man City dhe PSG”, shtoi ai. “Tek e treta e shoh Barcelonën, Bayern Munichun dhe Liverpoolin”, përfundoi Del Piero. /Lajmi.net/