Del në shitje laptopi i Lenovos që shndërrohet edhe në tablet – Lajmi.net
Del në shitje laptopi i Lenovos që shndërrohet edhe në tablet
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 16:48, 12 March 2017
Laptopi më i ri Miix 720 2-në-1 i Lenovos tani është në dispozicion për shitje.

Ky laptop, i cili mund të shndërrohet edhe në tablet, është lansuar në panairin e teknologjisë CES 2017 këtë vit, transmeton Koha.net. Këtë laptop europianët mund ta blejnë në version me ngjyrë ari dhe gri, si dhe me specifika të ndryshme.

Modeli bazë shitet me çmim prej 1.199 euro, i cili është gati sa Surface Pro 4, dhe vjen me ekran 12-inç QHD, procesor Intel Core i5-7200U, deri në 16 gigabajt RAM memorie dhe deri në një terabajt (PCle SSD) memorie të brendshme.

Lenovo premton që qëndrueshmëria e baterisë është deri në 8 orë. Të interesuarit, këtë laptop 2-në-1 mund ta porosisin në dyqanin zyrtarë të Lenovos.

Fjalët kyçe: Lenovo, tablet

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Berry Rush
  • Play iStunt 2