Del fotomontazhi i Enver Hoxhës me Stalinin që nuk u botua kurrë (Foto)

Një fotomontazh i rrallë që daton që prej vitit 1952, dhe ku në qendër të tij është ish-diktatori Enver Hoxha, është bërë publik ditën e sotme nga gazetari dhe studiuesi Kastriot Dervishi.

Fun

16/01/2017 17:51

Përmes postimit të tij në Facebook, gazetari Dervishi tregon se  në këtë foto është shtuar edhe Enver Hoxha, teksa Stalini ishte duke mbajtur fjalim në vitin 1952.

Por duket se për arsye që nuk janë shpjeguar ndonjëehrë, ky fotomontazh nuk është botuar kurrë

Postimi në Facebook:

1952/Montazhi që nuk u botua kurrë

Në qindra fotot personale të Enver Hoxhës gjendet edhe kjo foto e montuar që tregon diktatorin sovjetik Stalin duke folur në kongresin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Fotos i është shtuar me montazh në vitin 1952 edhe nxënësi besnik i Stalinit, diktatori i Shqipërisë. Montazhi është kaq qesharak dhe i dallueshëm saqë nuk u përdor kurrë në atë kohë, por ngeli brenda albumeve të arkivit personal të diktatorit të Shqipërisë. Me siguri nxënësit të Stalinit nuk duhet t’i kenë pëlqyer mënyra e montazhit, këndi i dëgjimit, prerja e veshëve në mënyrë të trashë, etj.