Del Bosque kundër Messit e Ronaldos

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque ka shprehur pakënaqësinë e tij për mungesën e mirënjohjes ndërkombëtare për futbollistët spanjollë derisa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në garë për Topin e Artë në vitet e fundit. Ylli i Real Madridit u shpall futbollisti më i mirë në botë për vitet 2008 dhe 2013 kurse…

Sport

04/04/2014 12:54

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque ka shprehur pakënaqësinë e tij për mungesën e mirënjohjes ndërkombëtare për futbollistët spanjollë derisa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në garë për Topin e Artë në vitet e fundit.

Ylli i Real Madridit u shpall futbollisti më i mirë në botë për vitet 2008 dhe 2013 kurse argjentinasi mori çmimet në katër edicionet e tjera mes suksesit të Ronaldos. Por, futbollistë si Xavi e Andres Iniesta nuk u shpallën fitues.

Del Bosque beson se një prej futbollistëve të ekipit të tij, fitues në Euro 2008, Kampionatin botëror 2010 dhe Euro 2012 është dashur të shpallej më i miri në ndonjë edicion, për shkak të suksesit në nivelin ndërkombëtar.

“Ju duhet të konsideroni ata që janë në garë, pa dyshim janë futbollistë shumë të mirë”, deklaroi Del Bosque gjatë një konference për shtyp.

“Por, kur një skuadër fiton, sikurse në në Evropian e Botëror, atëherë mendoj se suksesi duhet të sjell ndonjë mirënjohje individuale. Nuk dua të përmendi emra por mendoj se ekzistojnë futbollistë nga Spanja që e kanë merituar të fitojnë Topin e Artë”.