Deklarata e parë e Emery si trajner i Arsenalit

Unai Emery është i lumtur pas angazhimit në postin e trajnerit të Arsenalit.

Sport

23/05/2018 11:35

Unai Emery është shprehur i lumtur pas angazhimit në postin e trajnerit të Arsenalit.

“Jam shumë i eksituar pasi më është dhënë kjo mundësi për ta nisur këtë hap të rëndësishëm në kapitullin e ri të historisë së Arsenalit”, ka thënë Emery.

Ai do të jetë pasues i Arsene Wengerit, i cili u largua nga “Topçinjtë” pas 22 viteve.

“Jam i emocionuar që po i bashkohem njërit prej klubeve më të mëdha në futboll. Arsenali është i njohur dhe dashuruar nëpër botë për mënyrën se si luan, për përkushtimin ndaj lojtarëve të rinj, stadiumin fantastik, dhe mënyrën se si udhëhiqet klubi”, shtoi ai.