De Jong afër transferimit te gjiganti evropian

PSG është shumë afër ta transferojë Frenkie De Jong.

Sport

21/01/2019 12:00

PSG është rrugë të mbarë për ta transferuar Frenkie De Jong nga Ajaxi.

Skuadra franceze ka dërguar zyrtarët e tyre për ta mbyllur transferimin e mesfushorit holandez, përcjell lajmi.net.

PSG do të paguajë 80 milionë euro për transferimin e De Jong, që shihet si zëvendësues i Adrien Rabiot.

Për parisienët ky do të jetë transferimi i parë për këtë afat kalimtar të janarit. /Lajmi.net/