De Boer zbulon turpin e madh të Interit

"Një klan prej shtatë-tetë lojtarësh formohet dhe kontrollojnë pjesën tjetër”.

Sport

19/02/2018 15:08

Ish-trajneri i Interit, Frank De Bur, është rikthyer të flasë mbi eksperiencën e tij në stolin zikaltër për mikrofonin e kanalit holandez “Ziggo Sport”.

“Në Itali nuk pata probleme vetëm të gjuhës por edhe për të transmetuar mesazhet dhe idetë e mia te lojtarët”.

“Mënyra jonë (holandeze) e të menduarit është e ngjashme me atë angleze, ndërsa te Interi duhet ti bëje gjërat bazuar në ndjenja”.

“Një klan prej shtatë-tetë lojtarësh formohet dhe kontrollojnë pjesën tjetër”, tha holandezi.